Epidemiologu Ilir Alimehmeti, ka analizuar situatën epidemiologjike, duke u ndalur tek imuniteti natyror pas infektimit me koronavirus, si edhe tek varianti Delta.
Ai sqaron se antitrupat pas infektimit natyror, jo vetëm që mbrojnë më shumë nga ri-infektimi, por mbrojnë edhe nga përparimi drejt formës së rëndë të koronavirusit.
Alimehmeti i është referuar studimeve të kryera nga Ministria e Shëndetësisë së Indisë, duke qenë se mutacioni Delta po kthehet në një shqetësim për të gjithë botën për shkak të transmeturshmërisë së lartë.
Në këtë studim epidemiologu tregon se janë marrë 1.170 persona që e kishin kaluar COVID-19, dhe 1.068 persona që nuk e kishin kaluar COVID-19.
Ndër të infektuarit më parë (totali 1170) ndodhën:
-3 ri-infektime të vetme (0.26%), nga të cilët
-1 person i vetëm u shtrua në spital por pa nevojë për oksigjen (0.09%).
Ndërsa ndër të pa infektuarit më parë (totali 1068) ndodhën:
-127 infektime (11.89%), nga të cilët
-30 persona u shtruan në spital (2.81%),
-12 persona u shtruan në spital dhe patën nevojë për oksigjen,
-4 persona u shtruan në terapi intensive, dhe 1 person u intubua.
Nga këto të dhëna ka rezultuar se Efektiviteti për mbrojtjen nga ri-infekimi është: 100% – [(3/1170) / (127/1068)] = 100% – 2.16% = 97.84%.
Kurse efektiviteti për mbrojtjen nga format e rënda të sëmundjes është:
100% – [(0/1170) / (12/1068)] = 100% – 0.0% = 100.0%.
Më tej Alimehmeti thekson se këto nivele efektiviteti janë qartësisht ekuivalente ndaj efektivitetit të vaksinave të zhvilluara deri më tani.
Statusi i plotë:
“Nuk mund t’u besosh njerëzve, por gjithmonë mund t’i besosh natyrës.”
Cit.: Dr. Ili Gidov
Imuniteti natyror pas infektimit nga SARS-CoV-2 është goxha i fortë miqtë e mi, ashtu siç edhe pritej!
Studimi i fundit vjen nga Ministria e Shëndetësisë së Indisë, më 19 Korrik 2021, duke kujtuar që ky shtet, përveç varianteve të tjera, ka gjerësisht të pranishëm variantin Delta (B.1.617.2) në qarkullim.
Në studim janë marrë:
1.170 persona që e kishin kaluar COVID-19, dhe
1.068 persona që nuk e kishin kaluar COVID-19.
Ndër të infektuarit më parë (totali 1170) ndodhën:
3 reinfektime të vetme (0.26%), nga të cilët
1 person i vetëm u shtrua në spital por pa nevojë për oksigjen (0.09%).
Ndër të painfektuarit më parë (totali 1068) ndodhën:
127 infektime (11.89%), nga të cilët
30 persona u shtruan në spital (2.81%),
12 persona u shtruan në spital dhe patën nevojë për oksigjen,
4 persona u shtruan në terapi intensive, dhe
1 person u intubua.
Nga këto të dhëna rezulton se:
Efektiviteti për mbrojtjen nga reinfekimi është:
100% – [(3/1170) / (127/1068)] = 100% – 2.16% = 97.84%
Efektiviteti për mbrojten nga format e rënda të sëmundjes është:
100% – [(0/1170) / (12/1068)] = 100% – 0.0% = 100.0%
Këto nivele efektiviteti janë qartësisht ekuivalente ose superiore ndaj efektivitetit të vaksinave të zhvilluara deri tani.
Si rrjedhojë autorët dalin në përfundimin e qartë se:
Gjetjet tona përforcojnë arsyetimin e fortë që zhvillimi i antitrupave pas infektimit natyror jo vetëm që mbron shumë nga reinfektimi, por mbron edhe nga përparimi drejt formës së rëndë të COVID-19.
Pra, miqtë e mi, besojini natyrës, ajo e di më mirë!
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT
Akademia e Shkencave të Shqipërisë./abcnews.al/