Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar se nëse ndonjë vend merr vendim për ta njohur pavarësinë e Kosovës, Beogradi do ta fillojë fushatën për tërheqjen e njohjeve.
I pyetur nga mediat në Beograd se si do të reagonte Serbia nëse Kosova fillon fushatën e njohjeve të paralajmëruar nga presidenti turk, Vuçiç përmendi marrëveshjen e Ëashingtonit dhe zotimin e Kosovës për moratoriumin e të mos bërit fushatë për njohje.
“Do të zgjasë deri në shtator. Nëse dikush merr vendim mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës, ne menjëherë do të fillojmë një fushatë për ta tërhequr njohjen”, tha presidenti serb.
Ai ka shtuar më teju se respekton presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe se Serbia dëshiron marrëdhëniet më të mira me Turqinë.
“Ne kemi vendin tonë, interesat tona dhe ne do të veprojmë në përputhje me ato interesa”, theksoi Vuçiç.