Këshilli i Sigurimit në OKB, Xhaçka: Ekipi që do të përzgjidhet do të jetë zëri e fytyra e shqiptarëve

schedule18:53 - 21 Korrik, 2021

schedule 18:53 - 21 Korrik, 2021

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka njofton se kanë filluar intervista me kandidatët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit.

Këto kandidatë do të vlerëson nga një Komision i përbërë nga diplomatë me eksperiencë të MEPJ dhe përfaqësues të Lartë të Këshillit të Ministrave.

Xhaçka falënderon të gjithë personat që kanë aplikuar, ndërsa thekson se ekipi që do të dalë në fund të këtij procesi do të jetë zëri dhe fytyra e shqiptarëve në Këshillin e Sigurimit.

Xhaçka po ashtu shprehet se do të bëhet gjithçka që shqiptarët të përfaqësohen në këtë moment historik vetëm nga profesionistët më të mirë.

Statusi:

Sot filluam intervistat me kandidatët për Ekipin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit, të cilët do të vlerësohen nga një Komision i përbërë nga disa nga diplomatët më me përvojë të MEPJ dhe një përfaqësuese e lartë e Këshillit të Ministrave.

Është dita e parë e një procesi që do të përmbyllet në fund të kësaj jave, për shkak të numrit të lartë të aplikimeve si nga përfaqësues të Shërbimit të Jashtëm, ashtu edhe nga kandidatë nga qytetarë e qytetare shqiptare nga mbarë bota, ekspertë e profesionistë, që kanë shprehur vullnetin të kontribuojnë duke përfaqësuar vendin e tyre si pjesë e Ekipit.

I falënderojmë të gjithë ata që kanë aplikuar për dëshirën dhe vullnetin e mirë. Ekipi që do të dalë në fund të këtij procesi do të jetë zëri dhe fytyra e shqiptarëve në Këshillin e Sigurimit prandaj do të bëjmë çdo gjë që shqiptarët të përfaqësohen në këtë moment historik vetëm nga profesionistët më të mirë!

 

 

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!