Shumica prej nesh ka menduar për ta lënë kafenë në një moment të jetës. Por duhet të dini se kafeja ofron një sërë përfitimesh dhe mund të bëjë më tepër, sesa t’ju ndihmojë të ngriheni nga shtrati në mëngjes.
Ndihmon në rritjen e flokëve
Nëse doni t’i rrisni flokët më shpejt, pirja e një filxhani kafeje në ditë mund t’ju ndihmojë në këtë proces. Ndihmon gjithashtu qelizat e flokëve në prodhimin e më shumë përbërjeve organike që ndihmojnë flokët kur janë në fazën aktive të rritjes.
Iu rikthen flokëve shkëlqimin e tyre
Nëse aplikimi i serumeve dhe zbutësve të flokëve mund t’ju ndihmojnë për flokët e pashëndetshëm, sigurojnë rezultate të përkohshme. Kafeja ju je jetë flokëve pasi kafeina nxit qarkullimin e gjakut.
Forcon flokët
Kafeja mund t’ju forcojë flokët. Nxitja e qarkullimit të gjakut parandalon që gjëndrat e flokëve të dobësohen, duke parandaluar rënien dhe duke i bërë më të fortë.
Ju jep volum
Për shkak se kafeina përmirëson rrjedhën e gjakut, ajo gjithashtu ndihmon që flokët të bëhen më të trashë dhe më të plotë. /abcnews.al