Mensur Hyseni ka vendosur një tjetër rekord Guinness. Shqiptari nga Kosova ka arritur të bëjë 1079 paralele në një orë duke mbajtur mbi shpinë mbante një çantë në shpinë.
Ai tregoi për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” sfidat dhe kufizimet që i është dashur të bëjë për të arritur këtë qëllim. Ky nuk është suksesi i parë për të pasi dhe në janar ai theu rekordin me 55 paralele në një minutë me çantë në kurriz prej 27.5 kg.
“Ky rekord ishte specifik për shkak se prej vitit 1950 kur ekziston libri i rekordeve botërore Guinness nuk kishte arritur asnjë atlet anembanë botës ta vendosë. Vetëm si kriter ka qenë 1 mijë krahëpërkulje me çantë brenda një ore.”, tha ai. /abcnews.al