Sulmi kibernetik ndaj Microsoft: Kina hedh poshtë akuzat e SHBA-së, BE-së dhe NATO-s

schedule11:09 - 20 Korrik, 2021

schedule 11:09 - 20 Korrik, 2021

Kina i ka quajtur “të pabaza” pretendimet e bëra nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në lidhje me sulmin kibernetik të Pekinit ndaj Microsoft. Pekini ka fajësuar Uashingtonin  duke i thënë se është “kampioni i botës” në sulmet kibernetike.

Siguria kibernetike është një tjetër temë që ka rritur tensionet  midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, pas luftës tregtare me Huawei, Ujgurët Muslimanë, Tajvanin dhe Hong Kong. Uashingtoni dhe aleatët e saj dënuan veprimet e Pekinit duke i fajësuar për sulmin e madh në mars kundër aplikacionit Microsoft Exchange.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian, Britania, Zelanda e Re, Japonia, Australia, NATO dhe Kanada i kanë bërë thirrje Kinës që të veprojë “me përgjegjësi” në hapësirën kibernetike. Megjithëse secili vend  dha deklarata të ndryshme, ky është dënimi më i madh i veprimeve kibernetike të Kinës deri më tani, raporton abcnews.al

Presidenti i SHBA-së  Joe Biden ka akuzuar autoritetet kineze për “mbrojtjen” e sulmuesve kibernetikë, apo madje “duke u ofruar atyre mjetet e nevojshme për të vepruar”. Kina “ka një sjellje të papërgjegjshme, të bezdisshme dhe destabilizuese në hapësirën kibernetike, e cila paraqet një kërcënim të madh për ekonominë dhe sigurinë” e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, shtoi Sekretari i Shtetit i SHBA Anthony Blinken.

Londra mbajti një qëndrim të rreptë. “Qeveria kineze duhet të ndalojë sabotimin e saj kibernetik dhe duhet të mbajë përgjegjësi nëse nuk e bën këtë,” tha Sekretari i Jashtëm Britanik Dominique Raab.

Në një deklaratë , NATO tha se kishte “marrë parasysh” deklaratat e anëtarëve të saj në lidhje me Kinën. “Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve, duke përfshirë Kinën, të respektojnë detyrimet dhe angazhimet e tyre ndërkombëtare përfshirë hapësirën kibernetike,” tha ai.

Në një deklaratë, Brukseli, Londra dhe Uashingtoni fajësuan Kinën për një sulm të madh kibernetik në mars kundër aplikacionit Microsoft të Exchange. Kompania tashmë ka akuzuar një grup hakerash  të quajtur “Hafnium”.

“Piratët vazhdojnë të shfrytëzojnë boshllëqet e sigurisë”, tha diplomacia europiane, duke vënë në dukje se kjo përbënte një kërcënim për sigurinë e BE-së dhe i shkakton asaj “dëm të madh financiar”.

BE-ja denoncoi gjithashtu aktivitetet e një grupi piratësh duke përdorur emrat APT40 – APT31, të cilët, sipas Brukselit, kryen sulme “nga territori kinez me qëllim spiunazhi”, raporton abcnews.al

Sipas Uashingtonit, i cili nuk dha prova për pretendimet e tij, qeveria kineze është “duke kërkuar ndihmën e piratëve” për të kryer sulme në të gjithë botën. Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së thotë se ka paditur katër hakera kinezë, duke përfshirë tre “anëtarë të Departamentit të Sigurimit të Shtetit” për hakime të paligjshme në sistemet elektronike të kompanive, universiteteve dhe agjencive qeveritare në shumë vende nga 2011 në 2018.

Hakerat kinezë mund të jenë motivuar nga “përfitime personale”, tha një zyrtar i lartë amerikan i cili foli në kushte anonimiteti.

Ai foli në mbështetje të Aleancës së SHBA-së, por tha se ruajtja e pavarësisë nuk ishte përgjigjja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!