Armë zjarri dhe municione luftarake, arrestohet 57 vjeçari në Lezhë

schedule09:31 - 20 Korrik, 2021

schedule 09:31 - 20 Korrik, 2021

Një 57 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi është kapur me armë pa leje dhe municion luftarak.

Në kuadër të operacionit të koduar “Markatomaj”, është bërë i mundur arrestimi i shtetasit me iniciale V.K. të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar në banesë 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë dhe 8 krehra me 232 fishekë luftarak.

Njoftimi i plotë:

Goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Markatomaj”.

Operacioni nga strukturat e DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë.

Sekuestrohen 2 armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që mbajnë armë zjarri pa leje, strukturat e DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Markatomaj”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-V. K., 57  vjeç, banues në fshatin Markatomaj, Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë dhe 8 krehra me 232 fishekë luftarak.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!