Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e aleatëve të Bashës për ndarjen e lekëve, zbardhet vendimi

schedule17:51 - 19 Korrik, 2021

schedule 17:51 - 19 Korrik, 2021

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur sot vendimin e marrë pak ditë më parë për rrëzimin e kërkesës së pesë partive aleate të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit për të shfuqizuar një pjesë të nenit 88 të Kodit Zgjedhor që ka të bëjë më mënyrën se si përllogaritet numri i votave të partive të vogla që hyjnë në zgjedhje si koalicion për përcaktimin e fondeve që këto parti përfitojnë nga buxheti i shtetit.

Kliko këtu për të lexuar të plotë vendimin e Gjykates Kushtetuese

Sipas këtij neni partitë e vogla që kanë garuar në koalicion iu llogaritet vetëm mesatarja e votave për çdo kandidat të zgjedhur nga radhët e tyre.

Kjo do të thotë se nëse një nga partitë aleate të PD-së ka siguruar vetëm një deputet në kuvendin e ri do të marrë mbështetje financiare vetëm për 10 mijë vota, pavarësisht se kandidatet e tjerë të saj në listën jo fituese mund të kenë marrë vota të tjera.

Aleatët e Bashës, Fatmir Mediu, Dashamir Shehu, Nard Ndoka, Vangjel Dule dhe Agron Duka e çuan në Kushtetuese këtë pikë të marrëveshjes së 5 Qershorit, por gjykata e rrëzoi./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!