Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përfundon aventura e Fjolla Morinës, policia e Kosovës jep detaje pas arrestimit të këngëtares

schedule13:54 - 19 Korrik, 2021

schedule 13:54 - 19 Korrik, 2021

Policia e Kosovës ka reaguar pas arrestimit të Fjolla Morinës ditën e sotme në Prishtinë. Këngëtarja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, ndaj së cilës rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë, sot me 19.07.2017 në Prishtinë nga njësia policore FAST-Kosova në bashkëpunim me zyrtaret policorë të stacionit policor “Jugu” në Prishtinë, është arrestuar e dyshuara femër, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Shqiptare”, thuhet në reagimin e policisë për Gazetën Express.

LEXO EDHE: Dalin pamjet, si u arrestua Fjolla Morina në Prishtinë

Këngëtarja ndodhej në arrest shtëpiak përpara se të arratisej dhe të shpallej në kërkim. Ajo u arrestua vitin e kaluar në pikën kufitare të Morinës pasi iu gjetën dy armë në makinën e saj. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!