Dhunë fizike ndaj gruas, arrestohet 47 vjeçari në Sarandë

schedule13:56 - 19 Korrik, 2021

schedule 13:56 - 19 Korrik, 2021

Një 47 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi akuzohet për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndër të tjera policia bën me dije se në pranga kanë rënë dhe 4 shtetas të tjerë të cilët kanë drejtuar motomjetin pa leje drejtimi ose në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë:

Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin  I. K., 47 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

– – – –

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Q. K., 42 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe në gjëndje të dehur.

-G. A., 50 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur.

-S. A., 47 vjeç,  pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

-M. R., 18 vjeç,  pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!