Kriminologu i njohur grek Alexis Kougias ka zbuluar detaje të reja në lidhje me vrasjen e 26-vjeçares Garyfallia nga i dashuri i saj teksa ndodheshin me pushime. Dyshimet janë se vrasësi ka qenë duke parë mesazhet e saj në telefon.
“Siç e dini jemi ende në fazën paragjyqësore e cila është sekrete dhe asgjë nuk është bërë publike. Sapo çështja të përfundojë dosja do i dërgohet prokurorit të Naxos. Ai do të përpunojë të dhënat”, deklaroi ai.
Babai i 26-vjeçares ka kërkuar dënim maksimal për vrasësin e të bijës.
Të rinjtë kishin rreth një vit që njiheshin dhe nuk kishin ende një marrëdhënie serioze. Prindërit e vajzës e dinin që e bija shoqërohej me një person por ende nuk e kishin takuar atë në cilësinë e partnerit të saj. Kohët e fundit ajo i kishte thënë të ëmës se dyshohet se 30-vjeçari po i monitoronte mesazhet.
30-vjeçari pranoi krimin duke deklaruar se e shtyu të dashurën në shkëmbinj pas një sherri që kishin pasur pasi humbën rrugën për në vendin ku ishin nisur.
Ai u shpreh se zbriti poshtë dhe kur e pa, pa shenja jete ia mbathi menjëherë, pa menduar të kërkonte ndihmë. 30-vjeçari u transferua nga Folegandros në Naxos me anije të portit dhe u dërgua menjëherë në Departamentin e Policisë të ishullit, ndërsa më pas në Prokurorinë e Naxos. m.v/abcnews.al