Një-41 vjeçar nga Përrenjasi është plagosur pasi është rrëzuar teksa drejtonte një autokombanjë. Sipas uniformave blu A.D., rreth 41 vjeç, banues në Qukës ka marrë dëmtime dhe ëshë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 18.07.2021, rreth orës 01:40, është rrëzuar një autokombajnë dhe për pasojë është plagosur drejtuesi shtetasi A.D., rreth 41 vjeç, banues në Qukës, Prrenjas , i cili u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve,” thuhet në njoftim. /abcnews.al