Arben Skënderi: Sot një masë e madhe bën jetë qeni dhe qeni bën jetë njeriu

schedule20:47 - 16 Korrik, 2021

schedule 20:47 - 16 Korrik, 2021

Në emisionin “Bardh a zi” në gjyq këtë të premte është hedhur dashuria për kafshët. Kjo është një temë mjaft e prekshme në shoqëri.

Duke komentuar raportin e individit me kafshët, artisti Arben Skënderi ka zgjedhur të bëjë dy krahasime. Sipas Skënderit sot ka njerëz që bëjnë jetë shumë të vështirë dhe kafshë shtëpiake që jetojnë mes të mirave.

Arben Skënderi: Ne kemi evoluar, të tjerat kanë ndenjur në gjendjen e tyre primare. Vimë në ditët e sotme, kush janë funksionet dhe zinxhiri evolutiv. Kafshët janë pjesë e një zinxhiri. Nuk jam antagonist. E nisa duke thënë që të mos ketë ngatërrim rolesh. Kemi ekstremizëm te ata që janë kundra dhe kemi edhe një lloj ekstremizmi tjetër te ata që i duan.

Mirilda Tili: Jam shumë dakord që ne duhet të kujdesemi mos hedhin qeset, një çamçakëz se e merr një zog dhe mbytet. Të kujdesemi për vaksinimin.

Arben Skënderi: Janë disa kategori. Është kategoria e atyre që themi kafshë shtëpiake që është krijuar në pjesën zakonore të sjelljes së njeriut. Dhe ekstremi tjetër kafshët e rrugës. Dhe këtu fillon ngatërresa. Të jemi realist, jetojmë në një vend, më falni për shprehjen po dua ta them që ka një masë të madhe që kanë jetë qeni dhe ke ca qen që kanë jetë njeriu. Ju shikoni një njeri duke lypur te xhami i makinës me 40 gradë dhe ke një qen në makinë, mami, babi. Këto janë ekstremet që prodhon mosvëmendja. g.v/abcnews.al