Situatë kaotike nga përmbytjet në Evropën Perëndimore, qindra të zhdukur në Gjermani

schedule10:21 - 16 Korrik, 2021

schedule 10:21 - 16 Korrik, 2021

Evropa Perëndimore ditët e fundit po përballet me një situatë katastrofike si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara së fundmi.

Si pasojë e vërshimit të ujit janë shembur dhjetëra ndërtesa, dhe janë shkatërruar makinat e është marrë para çdo gjë.

Mediat bëjnë me dije se deri më tani kanë humbur jetën 93 persona dhe janë shpallur të zhdukur më shumë se 1300 të tjerë.

Gjithashtu një tjetër vend që po përballet me këto kushte katastrofë është edhe Belgjika, e cila deri më tani ka konfirmuar 12 viktima.

Gjatë një vizite në një zonë të goditur rëndë, Armin Laschet, Kryeministri i Nordrhein-Westfalen, fajësoi motin ekstrem në ngrohjen globale, duke thënë se masat e mbrojtjes së klimës duhet të përshpejtohen.

Ndërkaq shkencëtarët kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njerëzit do të sjellë impulse të reshjeve ekstreme të tilla si ky.

Hollanda është prekur gjithashtu keq, me përmbytje të mëtejshme në Luksemburg dhe Zvicër.

Si pasojë e vërshimit të ujit është shkatërruar plotësisht fshati Schuld me një popullsi prej 7000 mijë banorësh.

Ndërkohë sinoptikanët gjithashtu kanë parashikuar mot të keq dhe reshje të dendura shiu gjatë kësaj të premtje.

Në ndihmë të banorëve në zonat e përmbytura janë rreth 15,000 policë, ushtarë dhe punonjës të shërbimit të urgjencës, ndërsa helikopterët morën banorët e bllokuar nga majat e çatisë dhe tanket pastruan rrugët nga pemët dhe mbeturinat e rëna.

Në qytetin e Erftstadt-Blessem, ujërat e përmbytjes bënë që një varg shtëpish të shembeshin tërësisht ose pjesërisht. Thirrjet për ndihmë mund të dëgjoheshin nga ndërtesat, banorët e të cilave mund të arriheshin vetëm me anije.e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!