Nga Hope Talbot, euronews
Të paktën 80 persona kanë humbur jetën dhe mbi 1300 janë zhdukur për shkak të përmbytjeve në Gjermani. Rhineland-Palatinate dhe North Rhine-Westphalia janë vendet më të prekura. Kancelarja Angela Merkel e ka cilësuar situatën një “katastrofë” ndërkohë qindra ushtarë janë angazhuar me forcat e kërkim-shpëtimit.
Reshjet në të gjithë Europën perëndimore kanë bërë që lumenjtë kryesorë si Ahr të dalin nga shtrati duke shkaktuar dëme të shumta. Gjithashtu edhe Belgjika, Holanda, Franca dhe Zvicra kanë raportuar përmbytje të shumta.
Rikujtojmë se New York regjistroi përmbytje të ngjashme të enjten e kaluar si rezultat i stuhisë Elsa. Ndërsa Amerika dhe pjesë të Europës po përjetojnë ndryshime të mëdha të klimës me temperatura rekord nga ana tjetër, shkencëtarët po shqetësohen gjithnjë e më shumë për të ardhmen e klimës në vitet e ardhshme, raporton abcnews.al
Si po ndikon ndryshimi i klimës te përmbytjet?
Përmbytjet janë rritur në mënyrë të konsiderueshme për shkak të ndryshimeve klimatike globale. Ndryshimet në gjeografinë e vendit gjithashtu luajnë një rol kyç në rritjen e përmbytjeve. Për shkak të ndryshimit të temperaturave, shumë nga masat natyrore parandaluese kundër përmbytjeve janë shkatërruar.
Temperaturat më të larta nënkuptojnë reshje më të larta shiu. Për Amerikën, qershori ishte muaji me temperaturat më të larta dhe si rezultat i kësaj vale nxehtësie, ne po përjetojmë temperatura më të larta të ajrit dhe ujit.
Me avullimin e shtuar vijnë reshjet, që zgjasin më shumë si edhe kanë intensitet dhe frekuencë më të lartë gjithashtu. Gjithashtu temperaturat po rriten në vendet e Hemisfesën Veriore, të tilla si Amerika dhe Britania e Madhe, të cilat ka të ngjarë të përjetojnë ndryshime më të rëndësishme.
Si mund të parandalohen përmbytjet?
Megjithëse përmbytjet mund të jenë të pakontrollueshme, ka disa hapa për të siguruar mbrojtjen e qyteteve.
“Qytetet sfungjer”
Përmes planifikimit urban, qytetet kanë qenë në gjendje të përdorin hapësira të gjelbërta për të thithur ujin e tepërt të shiut duke ulur kështu rrezikun nga përmbytjet. Në Kinë, koncepti i ‘qyteteve sfungjer’ është shumë i njohur, pasi kopshtet ujitëse dhe fermat ndihmojnë në “eliminimin” e ujit të tepërt.
Gjelbërimi i zonave urbane
Në Londër, menaxhimi i ujërave të zeza u bë një çështje problematike pas shpërthimit të tubave për shkak të përmbytjes. Në Europë, çatitë e gjelbërta janë një zgjidhje tjetër inovative për zvogëlimin e rrezikut nga përmbytja, pasit ato thithin ujërat dhe në këtë mënyrë parandalojnë tejmbushjen e ujërave të zeza.
“Trotuaret e përshkueshme”
Një nga problemet e reshjeve të shumta janë trotuaret pasi çimentoja nuk është në gjendje të thithë ujë. Zgjidhja për këtë është ndërtimi i trotuareve të përshkueshme, të cilat mund të thithin ujin dhe ta transferojnë atë në burime të tjera, siç janë hapësirat e gjelbërta urbane. s.ba/abcnews.al