Një 41-vjeçar shqiptar me inicialet M.N. është dëbuar nga Italia.
Mediat përtej Adriatikut shkruajnë se shqiptari që ishte dënuar me 10 vite e 10 muaj burg dhe gjobë 90 mijë euro në Teramo u dëbua pasi cilësohej me rrezikshmëri të lartë.
Ai ishte dënuar për prostitucion, pornografi me fëmijët, rrëmbime, vjedhje dhe emigracion të paligjshëm, pasi ishte pa leje qëndrimi.
Me një shoqërim të përforcuar duke pasur në konsideratë rrezikun e ndonjë plani të mundshëm për arratisje ai është dëbuar për në Shqipëri./ Abcnews.al