Ky eshte viti I dyte rresht qe Banka OTP Albania njihet si “Banka me e Mire” ne Shqiperi prej Euromoney, gjate ndarjes se Cmimeve te Ekselences 2021.
Mes arritjeve kryesore mbi te cilat u bazua edhe vleresimi I dhene nga Euromoney qendronin, puna e jashtezakonshme gjate krizes se Covid-19 dhe daljes mbane me arritje fantastike si per rritjen e qendrueshme dhe per perfitueshmerine me te larten ne vend, po aq edhe per perkushtimin ne zhvillimet digjitale te bankes.
“Të fitosh këtë çmim është një arritje motivuese për ne, e cila dëshmon se përkushtimi i skuadrës për të realizuar objektivat e vendosur është shpërblyer, sidomos duke patur parasysh rrethanat e vështira të vitit 2020. Strategjia e bankës tonë dhe e grupit në tërësi, që të konkurojmë për të qenë të parët dhe më të mirët në treg, edhe njëherë u shpërblye nëpërmjet këtyre çmimeve prestigjoze. Ne duhet të ndihemi krenarë që Banka OTP Albania vijoi të ekzekutojë me sukses këtë strategji fituese duke e rritur peshën e saj në tregun bankar shqiptar pavarësisht vështirësive që na diktoi realiteti.” u shpreh CEO i OTP Bank Albania, z. Bledar Shella.
Fituesit shpallen pas nje vleresimin teresor nga eksperte bazuar ne monitorimin vjetor te bankingut global dhe industrive te bankingut te investimeve.
https://www.euromoney.com/article/28n8cq4d12twj41v4505c/awards/awards-for-excellence/awards-for-excellence-2021-best-bank-in-albania