Shkalla e parë e GJKKO-së dënoi me 10 muaj burg ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda pasi u vërtetua se kishte marrë rryshfet për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në punësimin e një personi. Krahas saj u dënuan me burg edhe Majlinda Hasanin me Florida Beun. Në total, tre gratë u dënuan me 1 vit e 3 muaj burg.
Voda, Hasani dhe Beu u dënuan pasi SPAK vërtetoi përmes përgjimeve dhe ndjekjes fizike se kishin korruptuar ish-zv.ministren e Brendshme për të punësuar Floridën. SPAK vërtetoi se Voda kishte marrë një arkë me peshk, një mijë euro dhe një cellular “Samsung” si pagesë për “shërbimin” që të jepte.
Në dosjen e prokurorisë të siguruar nga gazetari Ermal Vija për redaksinë e Abcnews.al, del edhe dëshmia e bërë nga avokatja Florida Beu, për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme kundrejt një pagese rreth 1 mijë euro dhe përfitimeve të tjera.
Lidhur me këtë përfitime, sipas dëshmisë së Florida Beut ajo ka dëshmuar se do t’i blinte edhe një telefon Rovena Vodos. Madje kjo e fundit e kishte specifikuar edhe markën e celularit.
Florida ka thënë se Rovenës i bleu “Samsung” pasi nuk preferonte “Iphone”. Kështu Florida ka blerë një “Samsung” me vlerë 550 euro që e ka marrë me ulje në një dyqan.
Ndërkohë në përgjimet e tjera shihet një bisedë e Floridës me nënën e saj ku i tregon lidhur me diskutimet që ka bërë për të hyrë në punë
Përgjimi 1 :
Florida: Me ato leket që do më sjelle Gerti do ti blej naj gjë asaj Rovenës, që të paktën ta ndjejë nje cike si detyrim ajo.
Nerenza:: Ishalla o zot i madh, dritë ja bëftë edhe asaj zoti.
Florida: I tha pa merak i tha se kjo do ta shpërblej, njeqind here i tha hajde të dalim për darkë, e andej e këndej, e kemi lënë të enjten.
Nerenza:: Po çfarë është kjo tani?
Florida: Zëvendësministre.
Nerenza:: Tani ca pike synimi ke ti që të fusi aty?
Florida: Në ministri.
Nerenza:: Po cca me u bë? Nuk mund të pyesja dot në telefon unë edhe kështu nuk u ulëm të bënim pak muhabet.
Florida: Mjafton të futem se ajo tha, i tha Majlinda unë dua nje vend të mirë për këtë ajo i tha unë direkt për shefe nuk e fus dot po do ta fus specialiste i tha
Nerenza:: Ty të pëlqen kjo? Florida: Po po mami se futesh në ministri është gjë e madhe të futesh në ministri dhe me Dap. me Dap është ajo që të regjistron, futesh me provim ti bën provimin pyetjet ti jep se do ti jap kafen unë, ajo Albana që mori ajo në telefon edhe po u fute aty pastaj se atë tha dhe ajo Rovena mjafton të fusi këmbët se pastaj pas një viti e rrisim në post po vetëm të futet
Përgjimi nr.2
Majlinda: Jo , jo do ja them unë e di ajo po e thashë unë ka vdekur ajo punë edhe po se dhe ti e di ajo, ja jap nga xhepi im unë.
Florida Beu: A janë për tu dhënë, a do e bëjë ajo. Ajo do e bëj që do e bëj.
Majlinda: Prit njëherë, ta bëj nuk jepen të gjitha për njëherë. Telefonin për “8 mars”. Ishte shumë tha ajo e dëgjove edhe për peshkun që i thashë unë peshk deri i shtrenjtë.
Florida Beu: E dëgjova, ai me të vërtetë se një arkë që do i çojmë ne do i them vëllait t’ja bëj tamam i shkon te 300 mijë lekë pse ca kujton ti se është lirë.
Florida Beu: Unë të thash ty do na duhet mos ta lejmë kështu, hë kur të bësh punën se sa i dhamë një mijëshen shkoj me vrap ajo atje.
Majlinda: Shumë keni dhënë.
Florida Beu: Kështu që prandaj të thash unë.
Më datën 25.02.2020, ora 17:31:29 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Majlinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:
Florida: Më ngeli mëndja mos donte më shunë kjo.
Majlinda: Moj ti je budallaqe edhe aq e ka shumëë , rri urtë njëherë se po i hyj njëherë ta hap atë kokën ashtu si di vetë.
Florida: Kam hall e mos donte mëë shumë që të paktën të na vej në një vënd tamam.
Majlinda: Ja thashë unë tashti e do ik-i prap t’ja them, dëgjo këtu se ajo pesëqind mijë lekë do marri do ja dy vjet ti laj këto që do ju japi juve jo vjen PD , PS e heq gocën i them, mos më cani …..
Rri ti se flas vetë unë e hap gojën mirë.
Florida: Se di sa jepet në këto raste ? Majlinda : Mirë me e ke edhe dy do japësh asaj
Florida: Po pra tamam.
Majlinda: Ti hic.
Florida: E më thotë mua më
Shënim: Biseda vazhdon pa interes
Florida: Deri në katër do ja arrij thashë, në ora dy tha Rovena.
Majlinda: E në ora dy, në dy jam në Durrës se as vetë nuk doli, a e do vë, tashti që i mori ajo do i ha… unë, Rovi.
Florida: Kam hall … mos ka prit naj dyshe.
Më datën 26.02.2020, ora 09:09:23 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Mallinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:
Majlinda: Mos harro orën dy moj.
Florida: Nuk harroj moj si do harroj.
Majlinda: Se e duam shpejt ne.
Florida: Ajo tha në ora dy do ja kujtoj po ca tha për nesër
Majlinda: Se duhet të aplikoj shpejt.
Florida: Po ca tha për të nesërmen, nesër pastaj hajde më tako.
Majlinda: Hë thuaj tic a t’i them se i them unë..
Florida: Ajo tha më shkruaj nesër mos të harroj.”Rovi mos harro”.
Majlinda : Të premten më tha ajo mua.
Florida: E më tha për të nesërmen hajde në Tiranë.
Majlinda: Jo, jo për sot do i shkruj që të takoj ate. Florida: Për sot po pra po për nesër
Majlinda: Mos do ikshim të takoshim këtë Albanën.
Florida: Ose takoje tha ose hajdeni në Tiranë tha flasim.
Majlinda: OK ashtu e bëjmë, nga darka, nga ora 5 I shkojmë në zyrë dhe i themi shiko, po u fut ajo në ministry, nuk e lejmë me kaq.
Po ashtu, SPAK ka fiksuar edhe bisedën mes Majlinda Hasanit dhe Florida Beut, të cilat theksojnë se Voda i kishte kërkuar që zarfin t’ia fusnin në çantë, “pasi aty kishte kamera gjithandej”.
Florida: Si tha Rovena dje ma jep në cantë
Majlinda: Qyqa ka kamera këtu, bjere bjere çantën tha.
Florida: Ajo qe t’u thone po bjeri mi kështu ca çante,
Majlinda: Po mi po bjere edhe ashtu mund t’ja jepnim.
Florida: Çantë thotë kjo, atë dite tha vetëm Albanës jepi ndonjë gjë se për mua s’ka problem, ndjehem hiles, do ketë thënë u keputën në b…
Majlinda: Po prit mi njëherë se për një llafe një mijë euro, se s’po i presim , s’po na bën ministre, gati isha unë të hapja…./abcnews.al