Ministri për Sigurinë Kibernetike në Japoni ka shokuar qytetarët dhe deputetët në parlament, ndërsa pohoi se nuk ka përdorur kurrë një kompjuter dhe se nuk e di se ç’është një USB. Ai është ngarkuar nga qeveria e Tokios në organizimin e Lojërave Olimpike të 2020-s.
Yoshitaka Sakurada është 68 vjeç, jeton në Japoni dhe ka pohuar se nuk ka përdorur kurrë kompjuter. Asgjë të veçantë deri këtu, po të mos ishte për faktin që ministri japonez merret me Sigurinë Kibernetike. Sakurada, i ngarkuar për të organizuar Lojërat Olimpike Tokjo 2020, ka në portofolin e tij pikërisht sigurinë kibernetike, por përballë parlamentit njoftoi: “Nuk kam përdorur kompjuter pasi që kur isha 25 vjeç isha në poste ku sekretaret dhe punonjësit merreshin me ato gjëra për mua”.
I emëruar pa më shumë se një muaj më parë, pas rikompozimit të fundit të qeverisë së kryeministrit Shinzo Abe, ministri ka tërhequr vëmendjen. Duke iu përgjigjur një pyetjes tjetër, Sakurada duket se as nuk e di se çfarë është një USB. Opozita më pas kaloi në sulm. Masato Imai, një parlamentar i pavarur, pohoi se është shokuar nga fakti që përgjegjësi për sigurinë kibernetike nuk ka prekur kurrë një kompjuter. Ndërsa kur e pyetën se çfarë masash do të merrte për të mbrojtur centralet bërthamore nga sulmet kibernetike ai u përgjigj: “Nuk jam i informuar për detajet”.
Magjithatë ajo që ndodhi në debatin parlamentar nuk ishte gafa e tij e vetme. Në fillim të nëntorit gjatë një debati në komisionin e buxhetit në Dhomën e Ulët për Lëjrat Olimpike të ardhshme, Sakurada tha se shpenzimet e parashikuara ishin vetëm 11 euro, ndërsa parashikimi ishte për 1.2 miliardë euro. Më pas ai mohoi se një eksponent i qeverisë së Koresë së Veriut do të merrte pjesë në një mbledhje me të Tokio. Por ai u korrigjua nga një asistent dhe kërkoi menjëherë falje duke thënë se nëse do t’i dinte pyetjet më përara nuk do të ishte kaq i papërgatitur./abcnews.al