“Përplasja e hamshorëve”, duelet Serbi-Shqipëri elektrizojnë ringun në kickboxing

schedule09:16 - 14 Korrik, 2021

schedule 09:16 - 14 Korrik, 2021

Duelet Serbi-Shqipëri pritet “të bëjnë namin” të premten në kickboxing.

“Përplasja e Hamshorëve” do të elektrizojë jo vetëm ringun por edhe publikun. Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Leli Gega, trajner kikboksi,  Siliano Allajbeu, lojtar kikbokxing dhe Juljan Halla, lojtar kikboksi treguan disa detaje nga duelet e zjarrit që do të zhvillohen pas dy ditësh

Kemi eventin e datës 16, “Përplasja e Hamshorëve”. Duke qene se do të mbahet te ‘Kodra e kuajve’ në Durrës, e konsideruam si ‘Stallions’ shqiptarë që do të përplaset me treshen serbe.

Do të kemi të përfshirë dy tituj, me version amator dhe për brezin i ISKTA.

Juli është një nga armët e para që na ka përfaqësuar ne në Spanjë dhe është kthyer me shumë medalje. Nuk i kanë dhënë shumë vëmendje po s’ka problem.

Në këtë event do të ketë dy vajza Erona Shabani dhe Ermira Rexhmati, njëra nga Shqipëria dhe tjetra nga Kosova. Duke marrë parasysh edhe faktin që vajzat janë të pakta në numër për tu ndeshur”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!