Një autobus me 24 fëmijë mori flakë në tunel në Lecco të Italisë, por fatmirësisht shoferi hero arriti që t’i zbriste të gjithë.
Drejtuesi i autobusit arriti me shpejtësi që të zbresë të gjithë fëmijët përpara se të digjej plotësisht nga flakët që e përfshinë.
Shtatë nga fëmijët janë dërguar në spital për ekzaminime, por gjendja e tyre nuk është shqetësuese.
“Kur kuptova se çfarë po ndodhte, përparësia ishte të shpëtonim jetën e fëmijëve” u shpreh ai pas ngjarjes./ Abcnews.al