Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Helmimi masiv në Deçan, Meta: Nxis qeverinë t’i gjendet pranë Republikës së Kosovës

schedule13:07 - 13 Korrik, 2021

schedule 13:07 - 13 Korrik, 2021

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për situatën e krijuar në Kosovë pas helmimit të mbi 900 banorëve në Deçan. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Meta shpreh shqetësimin e tij për situatën emergjente me të cilën po përballet komuna e Deçanit në Kosovë.

Lexo edhe: Helmimi masiv në Deçan, shpallet gjendja e emergjencës

Kreu i shtetit ka shprehur solidaritetin e tij për të prekurit ndërsa i bën thirrje qeverisë shqiptare që t’u gjendet pranë autoriteteve në Kosovë, sipas mundësive.

POSTIMI

“Me shqetësim po e përcjell situatën emergjente në komunën e Deçanit. Qytetarëve të helmuar ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalimin pa pasoja të kësaj situate.

Familjeve të tyre ju shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tim më të thellë.

Me besimin e plotë se institucionet shtetërore përgjegjëse dhe drejtësia në Republikën e Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet dhe po bëjnë përpjekjet e duhura për zbulimin, zbardhjen e shkaqeve dhe kapërcimin e tyre, e nxis Qeverinë shqiptare t’u gjendet pranë, sipas mundësive, me ekspertizë dhe çdo ndihmë të nevojshme.

Shqipëria dhe Kosova gjithmonë krah njëra-tjetrës!”  s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!