Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndahen 5 mijë euro për qytetarët e helmuar në Deçan

schedule12:16 - 13 Korrik, 2021

schedule 12:16 - 13 Korrik, 2021

Pas një takimi emergjent me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, Komuna  e Deçanit ka ndarë 5 mijë euro për qytetarët që dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm.

Lexo edhe: Helmimi masiv në Deçan, shpallet gjendja e emergjencës

Njoftimin e ka bërë kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili sqaroi se ndihma financiare do t’u shpërndahet për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të cilët po përballet me helmimin.

Reagimi:

“Me propozimin tim, sot kemi mbajtur takim emergjent me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, të cilët unanimisht votuan për ndarjen e shumës në vlerë prej 5000€, të cilat do të dedikohen për nevojat e terapisë së qytetarëve të cilët po përballen me epideminë e shfaqur ditëve të fundit në komunën e Deçanit!”, shkruan Ramosaj.

Kujtojmë se të paktën 900 persona nga dita e shtunë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa fatkeqësisht dy qytetarë kanë humbur jetën.

Ndërkohë Instituti Kombëtar i Shëndetit njoftoi të hënën së nga gjashtë mostra të testuara të ujit, tek dy prej tyre janë gjetur koloni të shumta të baktereve./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!