Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kanabis në mes të pyllit në Dhërmi, arrestohet 61-vjeçari

schedule10:22 - 13 Korrik, 2021

schedule 10:22 - 13 Korrik, 2021

Himarë  –  Një 61-vjeçar është vënë në prangat e policisë së shtetit për shkak se akuzohet për kultivim kanabisi.

Sipas policisë i arrestuari është F. B., 61 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivonte fidan cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar të fshatit Dhërmi, Himarë.

Njoftimi i policisë:

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të kanabisit, vihet në pranga 1 shtetas.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 61 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivonte fidan cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar të fshatit Dhërmi, Himarë.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!