Një automjet është djegur pjesërisht gjatë natës në Karkavec, në Përrenjas.
Abcnews.al mëson se makina e djegur është në pronësi të Pëllumb Radiç, oficer i Policisë Gjyqësore në postën policore të Përrenjasit.
Ngjarja ka ndodhur në pranë shtëpisë së tij, ku ishte e parkuar edhe makina.
Ndërkohë sipas policisë dyshohet se shkak i përfshirjes së mjetit në flakë është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Prrenjas/ Informacion paraprak
Më datë 12.07.2021, rreth orës 23:45, mjeti tip “Golf”, në pronësi të shtetasit Pëllumb Radiç, i cili ishte i parkuar para banesës ka marrë flakë dhe për pasojë mjeti është djegur pjesërisht.
Nga hetime paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./abcnews.al/