E ndërsa të gjithë ishin mbrëmë në festë për triumfin e Italisë në Kampionatin Europian të futbollit në finalen përballë Anglisë, një shqiptar ishte i inatosur duke qëlluar me gurë në drejtim të një makine policie në Modena.
Mediat italiane shkruajnë se 28-vjeçari iu afrua dhe qëlloi me gurë në drejtim të makinës. Motivi ende nuk dihet. E ndërsa kundërshtoi duke rezistuar për disa minuta, në fund i riu shqiptar është prangosur duke u dërguar në qeli.
Po sipas medieve përtej Adriatikut, shqiptari që fyeu dhe ofendoi policët në momentin e arrestimit rezulton se më parë ka qenë i skeduar për grabitje dhe plagosje, ndërsa tani do të përballet me akuza të tjera./ db/Abcnews.al