Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres mbi punën e UNMIK-ut, do të diskutohet sot në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Pas 6 muajsh, seanca mbi situatën në Kosovë ishte planifikuar me iniciativën e Kinës, e cila mori kryesinë e Këshillit më 1 nëntor.
Britania e Madhe, e cila kishte marrë kryesimin e Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së në gusht të këtij viti kishte hequr nga axhenda raportimin 3 mujorësh për gjendjen në Kosovë. Disa shtete perëndimore janë të mendimit se raportimi për Kosovën nuk duhet të jetë kaq i shpeshtë. /abcnews.al