VIDEO/ Dhunë ndaj italianëve e thyerje xhamash, tifozët e Anglisë dje u bënë huliganë

schedule11:17 - 12 Korrik, 2021

schedule 11:17 - 12 Korrik, 2021

Anglia humbi dje ndaj Italisë në finalen e Kampionatit Europian dhe pas ndeshjes gjërat nuk kanë shkuar aspak ashtu siç duhej për tifozët.

Disa huliganë (veprimet atyre njerëzve tregojnë se janë të tillë) kanë shkuar në daljen e tifozëve të Italisë dhe kanë dhunuar këdo që guxonte të dilte nga “Wembley”.

Nuk bënin asnjë dallim: të rinj, të vjetër e fëmijë. Në atë zonë ishin të pranishëm vetëm stjuartët e stadiumit, që e kishin të pamundur të ndalnin dhunuesit.

https://streamable.com/ubgnj9

Ky në fakt nuk ishte incidenti i vetëm i tifozëve të Anglisë ditën e djeshme. Sheshet dhe rrugët e Londrës e jo vetëm ishin mbushur me plehra.

Në video duken edhe xhama të thyer nga njerëz të papërgjegjshëm që na kthyen edhe një herë pamjet e atyre që ishin para se klubet angleze përjashtoheshin 5 vite nga kompeticionet ndërkombëtare. /abcnews.al

https://streamable.com/fc9hqh

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!