Australia ka regjistruar numrin më të lartë të të infektuarve me Covid në 24 orë gjatë 2021, një shpërthim që i atribuohet përhapjes së shpejtë të mutacionit Delta në Sidnei, pavarësisht nga fakti që qyteti më i madh i vendit hyn në javën e tretë të bllokimit.
Sidnei raportoi 112 raste të reja, dita e pestë radhazi që vendi ka shënuar rekord të infektuarish. Kryetari i vendit, Gladys Beretziklian, tha se të dhënat në ditët në vijim do të përcaktojnë nëse do të zgjatet bllokimi në Sidnei, i cili do të jetë në fuqi të paktën deri të premten.
Sidnei ashpërsoi masat të premten, për shkak të përhapjes së variantit Delta./abcnews.al