Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Brexit, skepticizëm në Londër dhe Bruksel

schedule23:10 - 13 Nëntor, 2018

schedule 23:10 - 13 Nëntor, 2018

Qeveria britanike ka deklaruar të martën se negociatat për Breksit po prekin vijën e finishit. Megjithatë, në Londër dhe Bruksel ka ende skepticizëm për arritjen e një marrëveshje të shpejtë dhe të pranueshme.

Marrëveshja për Breksit po arrin epilogun. Kështu ka deklaruar të martën zëvendës kryeministri de fakto i Britanisë, Dejvid Lidington, teksa Londra dhe Brukseli vijojnë përpjekjet për arritjen e një divorci paqësor. Megjithatë vazhdon të mbëtet e paqartë se si kryeministrja Thereza Mej mund të arrijë një marrëveshje që mund të miratohet në Parlament.

“Në këto momente që flasim marrëveshja është thuajse e prekshme”, ka thënë Lidington për stacionin radiofonik të BBC. I pyetur nëse akordi mund të arrihet në 24 apo 48 orët e ardhshme, ai është përgjigjur: “Është e mundur, por jo e sigurtë. Të tregohemi të moderuar”, ka vijuar zëvendës kryeministri.

Ndërkohë një burim qeveritar ka thënë për rrjetin informativ britanik se marrëveshja për daljen nga BE-ja është më afër nga sa ishte ditën e hënë, pasi negociatorët e dy palëve punuan deri natën vonë në Bruksel. Bashkimi Europian dëshiron të arrijë një marrëveshje brenda së mërkurës dhe që këtë muaj të mbahet një samit për miratimin e saj.

Megjithatë, aktorët e pranishëm në Bruksel kanë pak shpresa që një gjë e tillë mund të ndodhë. Unionit dhe Mbretërisë së Bashkuar u duhet një marrëveshje që lejon vijimin e tregtisë mes atij që njihet si blloku më i madh tregtar dhe ekonomisë së pestë më të fuqishme në botë. Por kryeministrja Mej është përpjekur të shthurë 46 vjet anëtarësim pa mërzitur ligjvënësit britanikë, të cilët do të thonë fjalën e fundit mbi çdo akord që ajo mund të arrijë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!