Mbytet një person në Darzezë, një tjetër në gjendje të rëndë

schedule17:54 - 10 Korrik, 2021

schedule 17:54 - 10 Korrik, 2021

Një 60-vjeçar është mbytur në plazhin e Darzëzës në Fier, ndërsa një person tjetër ndodhet në gjendje të rëndë. Burime nga polica bëjnë me dije se rreth orës  17:00, Arben Alizoti, 47 vjeç dhe Fiqiri Rexhepi, 60 vjeç janë futur për t’u larë në det dhe kanë rrezikuar të mbyten.

Pushuesit dhe punonjësit e policisë u kanë dhënë ndihmën e parë dhe i kanë çuar me ambulancë në spitalin e Fierit. Fatkeqësisht 60-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa 47-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë: 

Sot rreth orës 17:00, në plazhin publik në Pishë Poro, Darëzezë, shtetasit A. A., 47 vjeç dhe F. R., 60 vjeç, të dy banues në Fier, duke u larë në det kanë rrezikuar të mbyten.

Pushuesit që ishin pranë tyre dhe më pas punonjësit e Policisë që patrullojnë në bregdet, u kanë dhënë ndihmën e parë dhe i kanë çuar me ambulancë në spitalin e Fierit.

60- vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital ndërsa 47-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

g.v/abcnews.al