Shkon në 79 numri i viktimave pas shembjes së ndërtesës në Miami

schedule08:34 - 10 Korrik, 2021

schedule 08:34 - 10 Korrik, 2021

Ka shkuar në 79 numri i viktimave pas shembjes së ndërtesës në Miami. Nga 79 viktima, 53 janë identifikuar deri më tani, ndërsa 61 persona rezultojnë ende të zhdukur në rrënojat e ndërtesës së shembur.

Levine Kava kryetarja e bashkisë, tha se kishte ndodhur një “mrekulli e vogël”.  Macja e një familjeje u gjet e gjallë jo shumë larg rrënojave të Kullave Champlain South, më shumë se dy javë pas katastrofës. Ajo iu dorëzua familjes së tij.

Sipas autoriteteve, nëna, Angela dhe vajza e saj Deven, u plagosën ndërsa po largoheshin ndërsa  bashkëshorti i saj Edgar, rezulton ende i zhdukur. Nëna dhe vajza konfirmuan se macja e gjetur ishte e tyre.

Kërkimet për të gjetur të mbijetuar janë përqendruar në puse, ku banorët mund të jetë bllokuar ndërsa janë përpjekur të dalin nga dhomat e gjumit, bazuar në planet arkitektonike të dyshemeve, shpjegoi ai.

Pjesa tjetër  e ndërtesës u shemb të dielën në mbrëmje, pasi përbënte rrezik për jetën e anëtarëve të kërkim- shpëtimit./abcnews.al