Joshua Kimmich u aktivizua si mbrojtës i djathtë me Gjermaninë në Euro 2020, por te Bayern Munchen do të jetë ndryshe.
Trajneri i ri i rekordmenëve gjermane, Julian Nagelsmann i ka idetë e qartë në lidhje me “xholin” bavarez, njëkohësisht një nga yjet e skuadrës.
“Unë mendoj se Kimmich do të luajë si mesfushor qendror te Bayern im. Më pëlqen shumë të kem në skuadër lojtarë që mbulojnë disa pozicione.
Është gjithmonë e rëndësishme të bësh ndryshime në lojë dhe tipat si Kimmich janë tepër të dobishëm në këtë drejtim“, deklaroi Nagelsmann. /abcnews.al