Për herë të parë pas gati 18 muaj, në Francë do të lejohet hapja e klubeve të natës.
Mbyllja e klubeve u vendos për shkak të përhapjes së pandemisë Covid.
Ndërkohë autoritetet franceze njoftojnë se 75% e kapaciteteve të klubeve të natës do të jenë të hapura, ndërsa rekomandohet mbajtja e maskës edhe pse jo e detyrueshme. Gjithashtu personat që do marrin pjesë në organizimet festive të klubeve të natës do duhet të jenë të pajisur me test negativ të Covid.
Ndërkohë pritet që vetëm ¼ e klubeve të rihapen për shkak të përhapjes së variantit Delta të koronavirusit.
Përfaqësuesi i kësaj industrie thotë se rreth 400 klube natë u detyruan të mbyllen përfundimisht për shkak të dëmeve ekonomike që pësuan.
Nga ana tjetër ministri i Shëndetësisë Olivier Bveran, tha për mediat e huaja se qytetarët duhet të tregohen shumë vigjilentë, duke shtuar se varianti Delta përbën 50% të rasteve të reja të Covid.
“Në duhet të qëndrojmë vigjilentë dhe nëse do të duhet të qëndrojmë qëndrim në rast e situata do të përkeqësohet atëherë në do ta bëjmë, do të ndryshojmë masat”, ka thënë ai.