Një helikopter që kishte në bord parashutistë është rrëzuar pranë aeroportit të Suedisë. Të nëntë personat që ndodheshin në bord kanë humbur jetën.
Helikopter, i cili kishte tetë parashutistë së bashku me një pilot, zbriti jashtë Orebro rreth orës 7.20 pasdite të enjten, raportojnë mediat lokale.
Një person pësoi dëmtime serioze dhe u dërgua me urgjencë në spital, raporton gazeta suedeze Goteborgs-Posten, por vdiq më vonë.
Helikopteri ra nga rreth 100 metra lartësi, ndërsa shpërtheu në zjarr në momentin e rënies. Carl-Johan Linde, menaxher shtypi në Administratën Suedeze Detare, tha se helikopteri u rrëzua afër pistës shumë shpejt pas ngritjes. g.v/abcnews.al