U arrestua për korrupsion, dalin fotot e Fatos Tushes brenda kafazit

schedule17:30 - 8 Korrik, 2021

schedule 17:30 - 8 Korrik, 2021

Gazetari i ABC, Ermal Vija ka siguruar fotot e ish-kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe nga seanca e sotme gjyqësore ku u la në masën e sigurisë “arrest me burg”. Ai duket i ulur në “kafazin e qelqtë” ndërsa është duke biseduar me një nga të arrestuarit e tjerë të dosjes së bujshme. “ABC” zbardhi dosjen hetimore që çoi në pranga ish-kreun e bashkisë së Lushnjës Fatos Tushe, 8 zyrtarë të këtij institucioni dhe 2 biznesmenë.

Hetimet kanë nisur prej korrikut të kaluar, me dyshimin se Flamur Peqini që mbante postin e drejtorit të Ndërmarrjes së pasurive publike, përmes korrupsionit ka favorizuar një kompani për të fituar tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali si dhe ka furnizuar me karburantin e vënë në dispozicion për mjetet e bashkisë, makina të personave të ndryshëm. Referuar dosjes hetimore në garë u paraqitën 3 kompani: Avduli dhe Bahas shpk, Hastoçi shpk dhe EuroAlb shpk.

Në fund fituese u shpall firma Eruo Alb shpk. Rezulton se punimet nuk u kryen prej këtij subjekti që ka për administrator Bujar Muratin, por nga Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk që ka përvetësuar edhe shumën e parave. Ky person, siç thuhet edhe në dosje, ka shfrytëzuar lidhjen shoqërore me Tushen dhe drejtorin Peqini, por edhe lidhjen familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Arben Muratin.

Gjatë hetimeve u zbulua dhe një tjetër abuzim, skema me furnizimin me karburant të mjeteve, ku sërish rezulton i përfshirë kryebashkiaku që u shkarkua dhe vartësi i tij Flamur Peqini. Prokuroria përmes përgjimeve dhe vëzhgimeve në terren, ka dyshime se Peqini, i udhëzuar nga Fatos Tushe furnizonte  makinën e të birit me karburant por edhe të personave të tjerë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!