Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e tij turk Hulusi Akar.
Siç bëri të ditur ministria turke e Mbrojtjes në një njoftim, dy ministrat diskutuan të enjten rreth çështjeve rajonale dhe çështjeve bilaterale të mbrojtjes.
“Ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar pati një bisedë telefonike me Niko Peleshin, Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë. Gjatë bisedës u shkëmbyen pikëpamje rreth mbrijtjes rajonale dhe asaj bilaterale si dhe rreth çështjeve të sigurisë, përfshirë këtu edhe Afganistanin,” bën të ditur Ministria turke.
Kujtojmë se Turqia ka marrë tashmë administrimin e sigurisë në aeroportin e Kabulit pasi trupat amerikane u larguan nga baza e tyre pa bërë asnjë njoftim. s.b/abcnews.al/