Jo vetëm Kane me shokë, Schmeichel mbrëmë kishte kundër edhe lazerin

schedule15:17 - 8 Korrik, 2021

schedule 15:17 - 8 Korrik, 2021

Kasper Schmeichel, portieri i Danimarkës, ishte një nga më të mirët në fushë mbrëmjen e djeshme, duke pritur disa goditje të britanikëve dhe shpëtuar ekipin e tij.

Por për gardianin e Leicester Cityt kishte shumë pengesa, mes tyre edhe praninë e një lazeri në fushë, që e pengoi jo pak portierin. Mediet e kanë zbuluar këtë pas ndeshjes, teksa gjithçka ka ndodhur para se Harry Kane të gjuante penalltinë në minutën e 104-t.

Gjithsesi portieri arriti ta presë penalltinë, megjithëse më pas Kane e dërgoi në portë topin e kthyer nga ai. Pas këtij episodi gjyqtari i ndeshjes ndaloi lojën dhe informoi përgjegjësit e stadiumit të bënin thirrje për të hequr lazerin. Ndërkohë, UEFA pritet të gjobisë Anglinë për këtë vendim. /abcnews.al