Vaji i trëndafilit të egër, “aleati” më i mirë për lëkurën tuaj

schedule14:57 - 8 Korrik, 2021

schedule 14:57 - 8 Korrik, 2021

Trëndafili i egër fsheh shumë përfitime për kujdesin e lëkurës. Është plot vitamina, antioksidantë dhe acide yndyrore thelbësore që janë shumë të mira për lëkurën. Përdoret gjerësisht në industrinë e kozmetikës dhe përfitimet e tij terapeutike janë të njohura me shekuj.

Shëron lëkurën

Antioksidantët dhe acidet yndyrore në vajin e trëndafilit përmirësojnë procesin e shërimit dhe rigjenerimit të indeve të lëkurës. Këto acide yndyrore janë zbutës, të cilët përmirësojnë elasticitetin e lëkurës.

Përmirëson prodhimin e kolagjenit

Prodhimi i kolagjenit në trup zvogëlohet ndërsa plakeni. Vaji i trëndafilit mund të ndihmojnë në procesin e prodhimit të tij për shkak të sasive të larta me vitaminën A dhe C.

Është ideal për hidratim

Vaji i trëndafilit ka veti hidratuese prandaj është një zgjedhje e shkëlqyer për të gjitha llojet e lëkurës. Jo vetëm që përmban shumë acide yndyrore që parandalojnë humbjen e ujit në qeliza , por gjithashtu absorbohet lehtësisht nga lëkura. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!