Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut është vënë re një rritje e numrit të rasteve të reja me Covid. Sipas raportit më të fundit nga ministria e Shëndetësisë rezulton se nga 2 518 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 19 raste të reja.
Prej tyre 11 janë në Tetovë dhe 8 në Shkup. Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë viktimë.
Gjithashtu mësohet se betejën me sëmundjen e kanë fituar 4 pacientë.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 155.760, prej të cilëve 150.118 janë shëruar, ndërsa 5.486 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (8 korrik) është 156./abcnews.al