Fatos Tushe sfidon shtetin, del garant për ndërtimet pa leje: Thuaj kam folur me kryetarin

schedule12:35 - 8 Korrik, 2021

schedule 12:35 - 8 Korrik, 2021

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe e shfrytëzonte postin e tij për të dalë garant përballë kontrolleve të Inspektorëve për ndërtimet pa leje.

Gjatë përgjimeve për tenderin abuziv për kanalin vaditës ai del në një bisedë telefonike me një person me emrin Ismail Blliku. Ky i fundit i ankohet lidhur me një ndërtim që po kryen në fshatin Shegas të cilat janë ndërprerë nga një inspektor.

Ismail Blliku: Përshëndetje kryetar, jam Ismail Blliku nga Shegasi, kemi biseduar bashkë, kam ulur një palë shtëpi aty dhe më ka ardhur Fatos Lulja dhe më ka pezulluar punimet

Fatos Tushe: Mië mirë i thuaj kam folur me kryetarin dhe telefoni….të thashë më duket…ky telefon nuk është për këtë lloj bisedash merre rrugën, ja ku është Shegasi dhe hajde më thuaj mua këtu…telefoni nuk është për këtë lloj bisedash

Ismail Blliku: Dakort, dakort.

Fatos Tushe: Hajt

m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!