Anglia dhe Danimarka janë ndeshja e disatë që shkon në shtesë. Nëse dikush mendonte se ishte e lehtë ndaj nordikëve, e kishte gabim sepse rezultoi e kundërta.
Koha e rregullt është mbyllur në barazim 1-1. Ishte Danimarka që shënoi e para me një supergol të Damsgaard në minutën e 30, por Anglia barazoi shpejt me autogolin e Kjaer pas 9 minutash.
https://streamable.com/k14ig9
Barazim në kohën e rregullt, festë te Danimarka sepse të çosh Anglinë në shtesë është sukses dhe finalja me Italinë nis të bëhet një objektiv akoma më i arritshëm. /abcnews.al
https://streamable.com/qsh35w