Truprojat janë një profesion shumë i paguar por i rrezikshëm. Por cilat janë tarifat që luajnë? Mediat greke duke marrë spunto nga ajo që ndodh në Mykonos, ishullin që është “pushtuar” nga VIP-at ka bërë një artikull mbi pagën e truprojave. “Profesion shumë i paguar, por edhe shumë i rrezikshëm. Tarifat arrijnë deri në 1200 euro për 24 orë për person” shkruan “Protothema”.
Paguhen mirë, por ka shumë rrezik dhe në këtë pikë, në shkrim risillet në vëmendje episodi i dhunës kundër Nikos Aravantinos, i cili është truproja i “mbretit” të Instagramit, Dan Bilzerian.
“Një truprojë profesionist, një nga më të njohurit në Mykonos, disa ditë më parë u rrah. Imazhet e të plagosurit Nikos Aravantinos nga shtrati i spitalit ku ai u transportua pas incidentit, me fytyrën e deformuar nga goditjet që mori, dëshmojnë se truproja grek mund të kishte vdekur”. Në Mykonos ekzistojnë 5 kompani të mëdha sigurie, të cilat kanë personel për shërbimet e rojeve personale.
Por sa kushton truproja? Lista e çmimeve të truprojave, shkruan më tej “Protothema” fillon me rojet statike në shtëpi, dyqane, restorante, klubet e natës, bare apo plazhe që paguhen nga 9-12 euro në orë. Shoqërimi për ata që duan të futen në ambiente festive dhe grumbullime të shumta shkon nga 150 deri në 200 euro ora.
Për një shoqërim 8-orësh në Mykonos, tani është vendosur një çmim bazë 250 euro në orë për secilin truprojë. Shoqërimi 24-orësh varion nga 450 në 600 euro për person duke arritur deri në 1200 euro./ db/Abcnews.al