Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shënohen mbi 23,000 raste dhe 725 viktima nga Covid në Rusi

schedule21:41 - 7 Korrik, 2021

schedule 21:41 - 7 Korrik, 2021

Rusia ka raportuar 23, 962 raste të reja me koronavirus dhe 725 viktima.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se vendi ndodhet në “luftë” me variantin Delta për shkak të përhapjes së shpejtë të këtij mutacioni.

Gjithashtu autoritetet njoftojnë se qytetarëve rusë që kthehen nga jashtë do t’u kërkohet të vetëizolohen deri sa të marrin një përgjigje negative për Covid, ndryshe nga personat që kanë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë Rusia ka konfirmuar 5, 682, 634 raste dhe 140, 041 viktima, ndërsa rreth 17,9% e rusëve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër Covid./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!