Maqedonia nga e hëna pritet të nisë me vaksinimin e moshës nga 12 deri në 16 vjeç

schedule14:53 - 7 Korrik, 2021

schedule 14:53 - 7 Korrik, 2021

Në kuadër të procesit të vaksinimit anti-Covid duket se Maqedonia e Veriut po përgatitet për vaksinimin e adoleshentëve.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka bërë me dije se duke filluar nga e hëna , do të lejohet edhe vaksinimi i fëmijëve të moshës nga 12 deri në 16 vjet.

Sipas tij vaksinimi i fëmijëve do të mund të bëhet me vaksinën Pfizer.

Do të lejohet edhe vaksinimi i fëmijëve, të moshës nga 12 deri në 16 vjet, me vaksinën Pfizer, e cila për momentin është e vetmja e cila është lejuar që të përdoret tek kjo kategori e fëmijëve”, ka thënë Filipçe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!