Mbrëmjen e nesërme në shtëpinë e Anglisë, stadiumin “Wembley”, vendasit presin Danimarkën në gjysmëfinale të Europianit.
Para kësaj ndeshje në konferencë oër mediet foli mbrojtësi i Manchester United, Luke Shaw, që vuri në dukje frymën e mirë që ka në skuadër.
“Ne të gjithë duam më të mirën për veten tonë dhe me disa lojtarë cilësorë në të njëjtat role ndonjëherë mund të shkaktojë pak trazira kur nuk luan, por këtu nuk po ndodh aspak kështu.
Në të gjithë flasim vetëm për përvojën që po kalojmë, sa po argëtohemi. Nuk dua që kjo aventurë të përfundojë. Shpresoj të bëjmë shtytjen e fundit nesër”, përfundoi ai. /abcnews.al