“A ka qenë ndonjëherë në shtëpi?!”, Schmeichel tërbon anglezët me videon virale

schedule20:19 - 6 Korrik, 2021

schedule 20:19 - 6 Korrik, 2021

Optimizmi në Angli është i madh. EURO 2020 është dëshira e tyre e madhe dhe nesër në mbrëmje do bëjnë gjithçka të triumfojnë ndaj Danimarkës dhe të kualifikohen në finale për të luajtur më pas në Wembley.

Në konferencën e sotme për shtyp, gazetari i vuri në dukje portierit të Leicester dhe Danimarkës, Kasper Schmeichel të famshmen “It’s coming” që e këndojnë anglezët.

Portieri me shaka dhe sigurisht duke i ngacmuar, u përgjigj: “A ka qenë ndonjë herë futbolli në shtëpi? Nuk e di, a e keni fituar ndonjëherë?”.

Gazetari i kujtoi portierit Kupën e Botës 1966, por mori përgjigjen tjetër nga Schmeichel: “Nuk e keni fituar Europanin, në 1966 keni fituar Botërorin”.

Videoja nga konferenca më pas është shpërndarë në masë në rrjet dhe me siguri tifozët e Anglisë janë tërbuar dhe nesër nuk tolerojnë rezultat tjetër veç fitores.

Danimarka, ndryshe nga Anglia, ka dalë kampione Europe në vitin 1992, pasi përjashtuan Jugosllavinë dhe danezët nga plazhi morën pjesën në kompeticion dhe befasuan duke ngritur në fund trofeun. /abcnews.al