“Kur të vdes unë mos ma fal tradhtinë me vdekje”, testamenti në vargje i poetit Petrit Ruka

schedule09:48 - 6 Korrik, 2021

schedule 09:48 - 6 Korrik, 2021

Poeti Petrit Ruka mbylli sytë përgjithmonë sot në moshën 67-vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë në zemër, nga e cila vuante prej disa vitesh.

Ai ka lënë pas një sërë veprash letrare me disa botime vëllimesh me poezi. Ndërkohë që  ka realizuar me shume se 30 vepra kinematografike si skenarist dhe regjisor.

Një vepër mjaft e njohur e tij është poezia “Kur të vdes unë”, që sot me ikjen e tij tingëllon si një testament i fundit i autorit të veprës.

Petrit Ruka- Kur të vdes unë

Kur të vdes unë mbyll derën  dhe pi e pi atë natë

Hapi shishet e verës që nuk pimë dot bashkë

(Uh, sa na mbeten, një kantinë e tërë,)

Pi edhe shamë që të tradhëtova me vdekje

Burrë i pabesë, …si uji në rërë…

Lexo nja dy këngë të miat,  të trishta

Pastaj grisi dyshemese

(Pa pikë mëshire, pa lotë,)

Më shaj që nuk të këndova siç e meritoje,

S’t’u bëra poeti më i mirë në botë.

Për inatin tim nxirri gjinjtë jashtë këmishës

Më thuaj: ja ku i kam akoma plot jetë,

(Ç’t’i bëj tani pa ty, zuzar,)

Po tashmë kam ikur e si të ta them

Që për to do të rrotullohem

Edhe brenda në varr…

Kur të vdes unë mos ma fal

tradhëtinë e fundit me vdekje,

(Atë më të poshtrën, më të pabesën.)

Veç mbaje një sy hapur tek dritarja, se s’ dihet,

Mund të bëj marrëveshje …e të vij

…Me vesën…

m.v/abcnews.al