Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio ka reaguar për ndarjen nga jeta të ikonës së ekranit Raffaella Carra.
LEXO EDHE: Ndahet nga jeta ikona e ekranit italian Raffaella Carra
Përmes një postimi në “Facebook”, ai është shprehur i trishtur, duke theksuar se ka lënë një boshllëk tek të gjithë.
“Një ikonë televizive italiane, një person familjar për breza të tërë.
Largimi i saj lë një boshllëk të madh dhe shumë, shumë trishtim. Unë mbaj dhimbjen e të dashurve të saj.
Mirupafshim Raffaella, ju do të jeni përgjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar Luigi Di Maio krahas fotos.
Raffaella Carra ishte këngëtare, prezantuese dhe aktore e njohur, me një karrierë të shënuar me suksese të mëdha, që nga koha e Fantastico, Pronto Raffaella, te ato të Carramba Che Sorpresa, deri te paraqitjet në kinema.l.k/abcnews.al