Thomas Muller pati një shans të artë në ndeshjen ndaj Anglisë, e vlefshme për raundin e 1/8-ve të Euro 2020, por ai nuk ia doli të dërgonte topin në rrjetë, gol që do sillte barazimin e përkohshëm të ndeshjes.
Harry Kane vulosi suksesin 2-0 të “Tre Luanëve”, që avancuan më tej në Euro 2020, ndërsa “Pancerat” u eliminuan. Sulmuesi i Bayern Munchen kërkoi falje pas ndeshjes për rastin flagrant që humbi.
Thomas Müller says Germany’s tactics are to blame for the national team’s #EURO2020 exit. pic.twitter.com/mkMKrfBfDc
— DW Sports (@dw_sports) July 5, 2021
Tani që është qetësuar disi dhe zhgënjimi i largimit nga Euro 2020 ka rënë, Muller shpjegon se ku dështoi kombëtarja gjermane, duke “shigjetuar” Joachim Low dhe skemat e tij taktike.
“Fiksimi ynë për të mos pësuar gola duke përdorur një mbrojtje kompakte dhe strategjia ‘të presim e të shohim’; këto janë dy shkaqet pse dështuam në Euro 2020“, thekson 31-vjeçari bavarez. /abcnews.al